Ulja e TVSH, Rama: Ata
sundojnë përmes padrejtësisë

Ulja e TVSH, Rama: Ata<br />sundojnë përmes padrejtësisë
Kreu i PS, Edi Rama, ka reaguar ashpër mbi vendimin e sotëm të Kuvendit të Republikës, për rrëzimin e propozimit të PS për uljen e TVSH. PS kishte kërkuar heqjen e taksës bazë për ushqimet.

“U rrëzua plani ynë për heqjen e taksës bazë për ushqimet dhe ky është një lajmë shumë i keq për të gjitha familjet shqiptare, të cilat do detyrohen të paguajnë akoma më shumë për mbijetesën e tyre. Shqiptarët do vazhdojnë të përballen me rritje cmimesh,” u shpreh Rama.

Rama akuzoi maxhorancën se duan ta mbajnë pushtetin përmes padrejtësive dhe ky qëndrim po e con Shqipërinë drejt shkatërrimit.

“Rrëzimi i planit tonë tregon dallimin e qartë. Ne duam drejtësi duke e ndarë më drejtë barrën e taksave, ndërsa ata duan të sundojnë përmes padrejtësisë. Për ta nuk ekziston kriza që po vyshk Shqipërinë,” përfundoi Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?