Ulja e vlerës së lekut
Shkëlqim Cani: Masë e vonua

Ulja e vlerës së lekut<br />Shkëlqim Cani: Masë e vonua
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani mendon se BSH është shumë e vonuar me uljen e normës bazë të interesit

Sipas jush, a ishte ky momenti i duhur për të ulur normën e interesit nga banka qendrore?
BSH është shumë e vonuar në kohë. Do të thoja se në nëntor të vitit të kaluar, kur u bë një ulje, mund të ulej norma me 0.5 për qind, nga 0.25% që u ul dhe po kështu sot duhej të ulej sërish me 0.5 pikë përqindjeje, e jo me 0.25 për qind.
Pse ndërmerret ky hap?
Inflacioni parashikohet në rënie të fortë. Çmimet e ushqimeve dhe të lëndëve të para në nivel global po ulen nga 10 deri në 30 për qind. Kështu, banka qendrore nuk e ka më frikë inflacionin e lartë, por duhet të përballojë kërcënimin e mosrritjes ekonomike dhe shenjat flasin për një ngadalësim të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në këto kushte, ajo duhet të marrë masa për të liruar bankat e nivelit të dytë, duke ulur koston e kreditimit. Kjo sjell atë, që rritet kredia për biznesin dhe për konsumin, e cila ka dhënë shenja tkurrjeje
Çfarë leverdie konkrete kanë qytetarët?
Kostoja e kredisë do të ulet, bizneset do të kenë më shumë likuiditet, ato mund të japin më shumë paga, rritet fuqia blerëse e qytetarëve, rritet prodhimi dhe shërbimet; të gjitha këto sëbashku krijojnë një lëvizje të tregut për përballimin e situatave të krizës
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit