Ulje temperaturash dhe reshje bore në verilindje, parashikimi i motit për sot

Ulje temperaturash dhe reshje bore në verilindje, parashikimi i motit për sot

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe  i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të dites e në vazhdim pritet mbizotrim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  -2 deri 6°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 2 deri 12°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 5 deri 13°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie