Bora e parë në Dardhë çel sezonin e turizmit malor! Dëborë në Dibër e Gramsh, temperaturat zbresin në zero gradë

Vendi është përfshirë nga një valë e ftohti ku temperaturat kanë zbritur në zero gradë në zonat malore. Në verilindje dhe juglindje ka rënë dëbora e parë, duke sjellë jo vetëm të ftohtin por dhe nisjen e sezonit të turizmit malor. Fshati turistik i Dardhës është gati për të pritur turistet.

Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor të Korçës.

Fshati turistik i Dardhës është veshur me petkun e bardhë dhe operatorët turistik tashmë janë gati për të pritur të apasionuarit pas turizmin malor.

Rruga është e hapur dhe po punohet me fadroma sidomos në segmentin nga kilometri i 7 deri tek i 12-ti.

Nga kjo e shtunë, (18 nentor 2023)  dëbora zbardhi dhe zonat malore të verilindjes. Majat e maleve në Diber dhe Bulqizë janë mbuluar nga bora, duke dhuruar një panoramë fanatstike. Edhe në Gramsh u regjistrua dëbora e parë në fshatin Rovje në lartësinë mbi 1450 metra mbi nivelin e detit.

Sipas shërbimit meteorologjik temperaturat minimale pësuan zbritje duke u luhatur nga 0-10 gradë  dhe 14 -16°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
Bien reshjet e para të dëborës edhe në Gramsh

Bien reshjet e para të dëborës në Gramsh. Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në ne fshatin Rovje në lartësinë mbi 1450 metra mbi nivelin e detit

Ky fshat edhe pse gëzon bukuri të rralla natyrore nuk mundi të futej në projektin e njëqind fshatrave për zhvillimin e turizmit malor nga qeveria. Mungesa e infrastrukturës rrugore mungesa e investimeve në njësitë tregtare ka bërë që këto zona të mbeten të harruara.

Ora 08:25
VIDEO/ Reshjet e para të dëborës në Dibër, temperaturat zbresin në 0 gradë celcius

Rënia e temperaturave ka sjellë reshje bore në zonat malore. Majat e maleve në Diber dhe Bulqizë janë zbardhur nga bora, e cila është ulur në lartesine 500 metra duke bërë që temperatura në zonë të zbresë në 0 gradë celsius.

Fatmirësisht nuk raportohet për problematika në qarkullimin rrugor pasi trashësia e borës është e ulët dhe nuk shkakton bllokime.

Ora 07:42
VIDEO/Reshjet e para të dëborës në Korçë, zbardhet pika turistike e Dardhës

 

Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor në lartësinë mbi 1300 metra. Pika turistike e Dardhës është zbardhur nga reshjet e dëborës, nga km i 7 deri në kilometrin e 12.

Dardha tashmë është zbardhur nga dëbora dhe kjo do jetë një nga arsyet që këtë fundjavë turistët të zgjedhin pikërisht Korcën. Është punuar që prej mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje. Ndërkohë, nuk raportohet të ketë probleme me qarkullimin.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 18/11/2023 14:51

    Apapapa u rrit cmimi Lakrorit tani me kete reklame, po ai punonjesi qe foli e paska uniformen e re m???????? se ka vesh ndonjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?