Moti deri në mesditë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, më të dendura në zonat jugore të Shqipërisë.
Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri pasdite KUR pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat jugore.
Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që termometri në mëngjes të ulet në 9°C NDERSA vlera maksimale të shënohet deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare dhe here pas here e forte me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.