Ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore. Por herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor - Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit