LUSHNJE- Tre vëllezër nga Lushnja janë arrestuar pasi janë konfrontuar dhe kanë plagosur tre efektivë policie në qytetin e Lushnjes. Policia ka arrestuar vëllezërit Adem, Sokol dhe Bardhi Xhepexhiu, si dhe është shpallur në kërkim Marjus Xhepexhiu, pasi mbrëmë në një lokal nate në lagjen “Loni Dhamo” ata kanë goditur me grushte dhe mjete të forta efektivët e policisë, të cilët kishin urdhëruar mbylljen e lokalit, në pronësi të tyre, për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Kërkesa e efektivëve është kundërshtuar nga vëllezërit, njëri prej të cilëve po festonte ditëlindjen. Si rrjedhojë, autorët janë konfrontuar me policët, të cilët kishin marrë ankesa nga banorët e zonës nga muzika e lartë në mesnatë.
Mësohet se një punonjës Policie ka marrë dëmtime në kokë dhe vazhdon të marrë mjekim pranë ambjenteve të spitalit, ndërsa dy punonjësit e tjerë pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

konfrontohen e plagosin 3 policë">