Ulni taksat! Basha paralajmëron
trazira në këshillin bashkiak Durrës

Ulni taksat! Basha paralajmëron<br />trazira në këshillin bashkiak Durrës
DURRES - Në vazhdën e takimeve me qytetarët e gjithë vendit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në tregun industrial të Durrësit, ku ka parë nga afër dhe ka bashkëbiseduar me tregtarët.

Basha është informuar rreth statusit të këtyre tregtarëve dhe taskat që ata paguajnë në bashkinë e qytetit. Përfaqësues të tregtarëve janë shprehur se nuk janë dakord me statusin që ka aplikuar bashkia për ta duke i klasifikuar si biznes i vogël, ndërkohë që janë ankuar edhe për shumë gjoba që kanë marrë.

"Nuk ka fare fuqi blerëse, taksat janë të larta. Kam paguar 47 mijë tani paguaj 150 mijë lekë. Paguajmë drita s’ka drita në treg. Ka vetëm një ofertë nga qeveria, burgu. Na u tha që keni zero taksa. Tregu trajtohet si një qyqan në bulevard, shkojnë taksat dhe sigurimet 1 milion lekë të vjetra. Vetëm në Durrës kërkohen këto”, thonë tregtarët. 

Lulzim Basha ka bërë dy propozime në këtë takim, duke iu thënë tregtarëve se Partia Demokratike propozon që tregtarët e vegjël të paguajnë 0.5 përqind taksa të xhiros vjetore dhe asgjë tjetër. “9% përqind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja”, tha Basha. 

Basha ka deklaruar se këshiltarët e PD-së në Durrës do të kërkojnë me ngulm uljen e taksës së pronës siç ka qenë në vitin 2007, duke paralajmëruar opozitë të ashpër në Këshillin Bashkiak.

"Këshilltarët demokratë nuk do të pranojnë asnjë mbledhje normale pa u ulur taksat", është shprehur kreu i opozitës. 

Në këto takime Basha shoqërohej nga drejtues lokaë të PD-së, deputetë si dhe kandidatja që humbi zgjedhjet për bashkinë e Durrësit Grida Duma.

Bashkebisedimi me tregtaret i zbardhur nga zyra e shtypit ne PD
Tregtar: Papunësi, çmimet duke u ngritur, taksat duke u ngritur. Atëherë kuptoje që s’ke llafe shumë me mua jo, por as me popullin. Populli është dakord t’i përgjigjet qeverisë me disa taksa por kjo është e rëndë fare.
Tregtar: Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe ta djegim atë qen, atë kriminel, ai është hajdut. Ai dhe Ilir Meta duhen zhdukur nga politika. Në qoftë se ka burra këtu dhe ka shqiptar që ka zemër shqiptari duhet djegur, edhe në Gjermani s’na la qeni. Erdhi edhe atje i tha Merkeli ktheji i tha shqiptarët se do t’u gjej vendet e punës të sigurta. Ku i ka vendet e punës të sigurta qeni? Ku i ka?  Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?! Kriminelit s’i vjen turp atij, ai s’ka turp, ai s’ka dinjitet, ai s’është shqiptar. Ai të gjitha i ka. Ai është i poshtri i të poshtërve. Ai duhet zhduk nga politika.  Në qoftë se ka burra unë i pari flijohem.
Basha: Sa vjet ke në këtë treg?
Tregtar: Kemi 15 vite në treg.
Basha : Ke xhiro?
Tregtar: Shife vetë, ça xhiro, ne luftojmë për bukën e gojës. Unë jam socialist, po ta them puro. Ne luftojmë për bukën e gojës. Diskutojmë bukën e gojës, 126 mijë lekë pension, drita, ujë, bukë do të hajmë. 100 mijë lek në muaj i do qeraja këtu, është pjesë e tij.
Tregtar: Kam paguar 47 mijë, paguaj 150 mijë lekë. Një biznes do ta mbyll. Kjo është mbyllje pune. Edhe këtu do të ikin të gjithë vendet e punës. Të gjithë do të lenë vendet e punës.
Tregtare: S’ka punë. Populli s’ka lekë. Po të ketë populli lekë do të vijë të marri. Populli s’ka dhe ne detyrimisht...
Tregtar: Ne i kemi dërguar kryeministrit letër, ministrit të Finacës, kryetarit të Bashkisë, prefektit, drejtorit të Tatim-Taksave që në prill të 2014-ës kur doli TVSH 25 mijë lek. Në takimin që bëmë me ministra dhe deputetë na u tha që ju do të keni 0 taksë, ky premtim nuk u mbajt. Edhe po presim. Jemi një komunitet prej 1100 tregtarë me këto kioska të vogla dhe trajtohemi si një dyqan në bulevard. Shkon taksa këtu me një kosto të papërballueshme, gati në 1 milionë lekë. Ne po kërkojmë mbështetjen tuaj, kërkesave tona ekomomike ne do t’u qëndrojmë deri më një sepse është e pamundur që sot këtu po të kërkohet që të vilet taksa dhe të vihet kasa, 400 biznese këtu kanë falimentuar që tani. Taksa e pronës është rritur shumë.

Basha: Për çështjen e taksave të shtetit, ne kemi jnë propozim që po e përgatisim dhe po ua ofrojmë shqiptarëve. Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5  % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit. Do të marrësh pullën dhe s’ka tatimor të të afrohet as ke biznesi, as tek dyqani” deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.

Duke filluar që nga dita e nesërme, këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale pa miratuar uljen maksimale të taksës mbi pronën siç e lejon ligji. Kur ne të vijmë në  pushtet, taksa nuk do ta jetë më e lartë se sa ka qënë deri në vitin 2007 anëmbanë Shqipërisë. Këta e katërfishuan taksën e pronës, e katërfishuan dhe prapë se prapë ato lek nuk përfundojnë në buxhet. E dini se ku përfundojnë?! Në pasuritë e qeveritarëve përfundojnë. Këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr Këshillin Bashkiak derisa ta ulim me 30% taksën e pronës. Vangjush Dako t'i bëjë mirë llogaritë se pa u bërë kjo, mbledhje normale nuk ka për të pas. Për këtë ju jap fjalën” 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët