Ulnin vitin e prodhimit të makinave për t'u doganuar më pak, pranga tre personave, në kërkim një tjetër

DURRËS- Tre persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe ndaj pesë të tjerëve janë dhënë masa sigurie në kuadër të operacionit “Silent”. Grupi falsifikonte dokumenta duke ulur vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.

Në prangat e policisë kanë rënë: Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës;  Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës dhe Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, të tre luanin rolin e sekserit. 

Masat e sigurisë janë ekzekutuar ndaj pesë personave fizikë dhe një personi juridik, ndërkohë që një person tjetër me iniciale Xh.S. është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për:  Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie"; Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë " Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore"; Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ; Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik"; Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik".

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar " Silent ".

Duke falsifikuar dokumenta ulnin vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.

Ndalohen 3 shtetas, ekzekutohen 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Silent".

Janë ndaluar shtetasit:

• Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit;

Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:

• Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie";
•Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë " Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore".
• Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ;
• Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ;
• Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik".

Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjensi doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues
" Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste".

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S. 

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumenta kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar.

Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabandës me mallra të tjera” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Fallsifikim të dokumentave" e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenet 174/2 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)