ULQIN- Rreth 1.5 ton drogë e cila vinte nga Shqipëria është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga Policia e Ulqinit, në afërsi të Plazhit të Madh.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy shqiptarë Bernard Tahiri dhe Elton Çaushi të cilët po drejtonin gomonen. 

Policia e Ulqinit njofton se kanë qenë në ndjekje të gomones prej disa orësh dhe më pas rreth orës 11:00, 8 kilometra nga Plazhi i Madh, në ujërat në drejtim të Italisë, kanë bërë të mundur sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve.

Droga nga Shqipëria kishte si destinacion Italinë
Droga e cila ishte ndarë në 78 pako kishte si destinacion Italinë. 

Mediat malazeze shkruajnë se kjo është një sasi rekord droge e sekuestruar në Malit të Zi pasi nuk është sekuestruar ndonjëherë një sasi kaq të madhe me drogë në brigjet e tyre. 

[gallery]22224[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)