Ulqini: PS s’ka të inkriminuar
PD-ja të përgjigjet për baltën

Ulqini: PS s’ka të inkriminuar<br />PD-ja të përgjigjet për baltën
Partia Socialiste ka deklaruar se nëpërmjet ligjit të dekriminalizimin, ka vërtetuar pafajësinë e 19 deputetëve socialistë, të cilët u akuzuan nga PD si persona të inkriminuar. “Ligji për dekriminalizimin u miratua nga mazhoranca sipas kërkesave të opozitës, edhe pse në kufijtë e prekjes së Kushtetutës, edhe pse  më i ashpri në llojin e tij në të gjithë Europën. Sot që ligji i ka dhënë plotësisht efektet e veta, shqiptarët kanë rastin të binden se në Grupin Parlamentar të PS nuk ka jo 19, por as edhe një kriminel.

Për këtë arsye sot PS dhe opinioni publik kërkojnë nga PD dhe lidershipi i saj, nga Lulzim Basha e Sali Berisha, që të japin një shpjegim për baltën që  për dy vite rresht hodhën pa kursim mbi përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë,”-tha ai. Deputeti socialist Musa Ulqini i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të merren me deputetët e vet dhe të mos përbaltin kundërshtarët. “Aq më tepër që sot deputetë si Flamur Noka, Arben Ristani apo Alban Zeneli, jo vetëm që duket se janë në shkelje flagrante të ligjit, por as nuk denjojnë të thonë arsyet e dënimeve të tyre apo deklarimeve të rreme që kanë bërë dhe që janë në kundërshtim me ligjin për dekriminalizimin.

Partia Demokratike në vend që të kërkojë ndjesë për përbaltjen më të madhe që u është bërë përfaqësuesve të popullit në historinë e parlamentarizmit shqiptar, hesht për deputetët e saj dhe baltos këdo që kërkon informacion apo shpjegime për implikimin e këtyre deputetëve nga ligji për dekriminalizimin”-tha Ulqini. Menjëherë pas deklaratës së bërë nga deputeti i Partisë Socialiste për deputetët demokratë që janë me probleme me drejtësinë, ka reaguar Partia Demokratike e cila i ka bërë thirrje Ulqinit që të mos pajtohet me krimin që ka përfshirë partinë e tij. “Shumë qytetarë dhe socialistë, tjetër gjë presin nga Musa Ulqini.

Presin që Musai të mos pajtohet me krimin që ka zënë çdo pore të partisë. Ndoshta ai nuk e ka kurajon të kërkojë llogari pse partia ku është themelues, është nga pionierët e parë, u mbush nga shefi i rilindjes me banditë, trafikantë, tutorë e vrasës, por të paktën Musai duhet ta ketë kurajon të mos rreshtohet në radhët e atyre që bëjnë gargare me jargët e Edi Ramës”-thuhet në deklaratën e PD-së.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi