Edhe pse ishte mbledhur për të diskutuar mbi një financim gjerman për rikonstruksionin e Qytetit Studenti, Komisioni i Medias u përfshi dje në një debat të fortë lidhur me mos-transmetimin e ndeshjeve të kampionatit evropian të futbollit nga Televizioni Publik Shqiptar.
Gjithçka nisi kur deputeti demokrat Myqerem Tafaj e cilësoi si të përfunduar ekzistencën e RTSH-së pas deklaratës për të ndjekur kampionatin në radio. Ai kërkoi që për këtë situatë, të vijë të raportojë në komision drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi. Pas tij ka reaguar deputeti socialist Musa Ulqini. Ai tha se PD bën dikur nuk e di të vërtetën dhe bën akuza të pamoralshme, duke ja faturuar drejtorit aktual çështjen e mostransmetimit, kur ky proces ishte përfunduar shumë kohë më parë.
/Shqiptarja.com