Ulsi Manja: Jo referendum, Rama
është votëbesuar në 2013

Ulsi Manja: Jo referendum, Rama<br />është votëbesuar në 2013
Vendimet e Asamblesë Kombëtare të PS do t'i përcillen për votim Kongresit socialist në datën 19 mars. Por ajo që ka ngjallur debat mes socialistëve është ideja e hedhur sot nga kryeministri Edi Rama për mbajtjen e një referendumi brenda anëtarësisë së PS, për mandatin e kryetarit. 

Deputeti socialist, Ulsi Manja, u shpreh për Report TV se është kundër mbajtjes së referendumit për mandatin e kryetarit të PS. 

Ai tha se Edi Rama është votëbesuar në 2013-ën, duke marrë një mandat legjislativ për të qeverisur Shqipërinë dhe për këtë arsye prevalon përballë mandatit politik si kryetar i PS. "Me ç'ka ndodhur pas 2013-ës dhe me ndryshimet në statutin e PS, s'e mbështes idenë e referendumit se më duket diçka absurde. Kjo sepse z.Rama në vitin 2013-ë ka marrë një mandat legjislativ për të qeverisur Shqipërinë, ka marrë mbështetje edhe përtej votës së anëtarësisë së PS. Pra, ne kemi përgjegjësi për qeverisjen dhe duhet të prevalojë mandati legjislativ përballë atij politik", u shpreh Manja.

Megjithatë, ai theksoi se propozimi i kryeministrit për të hedhur mandatin e tij si kryetar i PS në referendumin e anëtarësisë, është një sfidë e Ramës ndaj kritikëve. "Në gjykimin tim një sfidë personale që z.Rama u bëri të gjithë kolegëve apo pjesës që mendon ndryshe lidhur me mbarimin apo jo të mandatit të kryetarit të PS. Tregoi se z.Rama është i hapur përballë anëtarësisë së PS", tha socialisti, Ulsi Manja. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'