Ulsi Manja: Qeveria vëmendje për
Qarkun e Dibrës, po bën financime

Ulsi Manja: Qeveria vëmendje për<br />Qarkun e Dibrës, po bën financime
TIRANE- Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për mungesë të investimeve në qarkun e Dibrës, deputeti i PS Ulsi Manja tha se këtë zonë qeveria po bën financime. Si përfaqësues i Dibrës, deputeti Manja tha se në këtë qark kanë munguar prej vitesh investimet gjatë qeverisjes së PD, ndërsa tha se aktualisht në këtë qark është investuar në bujqësi, arsim, infrastrukturë rrugore.
 
“Në bujqësi, janë financuar gjithsej 580 milionë lekë vetëm në një vit, nga të cilat kanë përfituar gjithsej 209 aplikantë, fermerë dhe bujq të qarkut Dibër. Në arsim, janë financuar 1,1 miliardë lekë për rikonstruktimin e shkollave në komunën Gjoricë, Lis, Xibër dhe Kala e Dodës, ndërkohë rreth 850 milionë lekë janë financuar për përfundimin e projekteve të nisura, por të lëna në mes, në bashkinë e Peshkopisë, komunën Suc, Trebisht, Derjan, Shupenzë, Ostren, Gurrë dhe Ulëz. Në infrastrukturë rrugore dhe ujësjellës janë investuar nga Fondi I Zhvillimit të Rajoneve dhe Fondi Shqiptar I Zhvillimit plotë 23 miliardë lekë, me synim jo vetëm ndërlidhjen e zonave të banuara me njëra tjetrën, por edhe promovimin e turizmit dhe lehtësimin e dërgesave të prodhimit bujqësor në tregje”, tha deputeti Manja.
 
Ndërsa duke u ndalur tek filiali i mbyllur në Peshkopisë, Manja tha se “Ishte një filial që me bekimin e qeverisë së Saliut dhe të Lulit, vidhte tre herë të rinjtë e Peshkopisë. U vidhte kohën, mundin dhe paratë, studentëve dhe prindërve të tyre, për tu dhënë në fund një diplomë pas asnjë vlerë. Vidhte taksapaguesit shqiptarë duke u marrë para që shkonin në xhepat e pushtetarëve, pasi shkolla e filialit ishte me kushte si mos më keq, e vetëm shkollë nuk mund të quhej. Dhe së treti, vidhte mundësinë për arsim cilësor, duke prishur barazinë e sistemit arsimor në vend, pasi studentët e atij filiali notën mesatare e kishin 5,3. Ndaj, përpara se të akuzojë, zoti Basha është mirë edhe të pyesë e të kuptojë cila ishte gjendja e filialit gjatë tetë viteve të qeverisjes së partisë së tij. Qeveria e re vërtet mbylli një filial, por në fakt mbylli një fabrikë që prodhonte diploma pa cilësi dhe ndërkohë, në komunikim të vazhdueshëm më studentët, u ka ofruar atyre mundësinë për të ndjekur studimet në një universitet, jo më në një kioskë”.
 
PD: Rama themeloi papagallin me rrotacion, disa pyetje për deputetin Manja

Por lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sërish Partia Demokratike, duke akuzuar kryeministri Rama se “ka themeluar institucionin e papagallit me rrotacion në parti, që sulmon opozitën sa herë që Partia Demokratike denoncon realitetin e keqeverisjes, të korrupsionit, të braktisjes së qytetarëve”.
 
Ndërkaq, pas deklaratës së deputetit Manja, Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje deputetit socialist.
 
“A është emëruar motra juaj me shkollë të mesme nëndrejtoreshë shkolle në Dibër?
 
A është emëruar vëllai juaj shef i zyrës së kurrikulës në Drejtorinë Arsimore në Dibër?
 
Cilët janë fermerët që kanë marrë subvencion nga qeveria në Dibër, a janë ata miqtë tuaj?
 
Pse keni refuzuar ti takoni studentët e Dibrës, pasi Edi Rama mbylli atje universitetin?
 
Cila është hera e fundit që keni pritur apo dëgjuar qytetaret e zonës tënde elektorale?”, janë pyetjet që shtron PD.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar