Ultimatumi i Ahmetajt për bllokimin
e perimeve, Shkupi heq embargon

Ultimatumi i Ahmetajt për bllokimin<br />e perimeve, Shkupi heq embargon
Maqedonia ka urdhëruar heqjen e embargos ndaj produkteve shqiptare. Ky vendim është marrë menjëherë pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj i cili pas bllokimit për herë të dytë të produkteve shqiptare në pikat kufitare të Maqedonisë, tha se do të zbatohet marrëveshja e reciprocitetit nëse çështja nuk zgjidhet brenda të martës. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë konfirmuan për Shqiptarja.com se pala maqedonase duke filluar nga nesër nuk do të bllokojë më produktet shqiptare.

"Kam kërkuar sot nga ministri i Ekonomisë së Maqedonisë dhe nga ministri i Financave që situata do të duhet  të zgjidhet menjëherë brenda ditës së sotme. Nëse jo, ne, brenda të gjithë të drejtave që na jep dhe marrëveshja e tregtisë së lirë CEFTA me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ne kemi të drejtë të ndërmarrin akte reciprociteti ndaj eksporteve maqedonase, importit të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe kuptohet që në këtë aspekt jemi në të drejtën tonë legjitime për  ta kthyer aktin një  akt reciprociteti. Sigurisht që nuk është zgjidhja më e mirë. Ne po presim deri ditën e nesërme  kur besoj do të kemi informacion për fillimin e procedurës së ndryshimit të rregullores, e cila do të bëjë të mundur që prodhimet bujqësore të mos presin në kufi por të shkojnë në destinacionet e tyre, qoftë në tregjet frigoriferike dhe kur flas për tregjet frigoriferike, kompanitë që përdorin frigoriferë për të mbajtur produktet e bujqësore, dhe në vendet e përshtatshme, dhe jo të rrezikojnë në prishje dhe në prishje biznesi gjithashtu në doganat e vendit fqinj, deklaroi më herët ministri Ahmetaj.
 
Ahmetaj tha se bllokimi i produkteve shqiptare për herë të dytë, në rastin konkret ai i domateve, pas atij të një muaji më parë, vjen për shkak shkak të një rregulloreje, e cila keqpërdoret shpeshherë ndaj produkteve bujqësore shqiptare dhe krijon humbje për fermerët apo për kompanitë që organizojnë eksportin, në rastin konkret të domates.

"Rregullorja në fjalë e Maqedonisë ka një afat kohore deri në 5 ditë për t'u kthyer përgjigje analizash që, siç e theksova, shpesh herë edhe keqpërdoret nga institucionet, " shprehet  Ahmetaj.
 
Sipas tij çështja në fjalë do të diskutohet në nënkomitetin e CEFTAS, që do të mbahet ditën e enjte në Maqedoni.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open