Ultimatumi i Ramës, dorëhiqet
drejtoresha e Hipotekës Tiranë

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqet<br />drejtoresha e Hipotekës Tiranë
Shkon në gjashtë numri i drejtorëve të Hipotekave të cilët largohen nga detyra pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama

Lediana Bardhi, drejtore e Hipotekës së Tiranës ka dhënë dorëheqjen këtë të mërkurë. Lajmi konfirmohet nga burime për Shqiptarja.com pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave. 

Pritet që ditët në vijim edhe drejtues të tjerë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të japin dorëheqjen. Një javë më parë kryeministri Edi Rama u kërkoi drejtorëve të Hipotekave në të gjithë vendin të largoheshin nga detyra pasi kishin torturuar qytetarët duke mos dhënë zgjidhje për problematikat. 

Largohen vetëm 6 nga 35 drejtorë hipotekash
Pas ultimatumit të Ramës, janë larguar vetëm 6 drejtorë hipotekash nga 35 që janë në gjithë vendin.  

Nga detyra janë dorëhequr drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, drejtori i Hipotekës së Tepelenës Pëllumb Milori, drejtori i Hipotekës në Përmet, Gentjan Kukureci, drejtori i Hipotekës së Lushnjes, Ervis Sambolliu, dhe drejtori i hipotekës së Vlorës, Rezart Elmazi. 

Ndërkaq, dy ditë më parë, Rama kërkoi edhe largimin e drejtuesve të spitaleve.

Praktikisht dorëheqja e tyre është mundësia e vetme, pasi kryeministri nuk mund t’i shkarkojë dot ata.

Si drejtorët e spitaleve dhe ata të hipotekave shkarkohen vetëm nga Ministri i Shëndetësisë dhe ai i Drejtësisë, të cilët janë teknikë, pra të Partisë Demokratike.

Në këto kushte, drejtorët mund të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e ministrave të rinj me qeverinë e re në shtator.

Drejtorët e larguar nga Hipotekat

1. Lediana Bardhi - Drejtore e Hipotekës së Tiranës

2. Meleq Karabina - Drejtor i Hipotekës së Gjirokastrës

3. Pëllumb Milori -  Drejtor i Hipotekës së Tepelenës

4. Gentjan Kukureci - Drejtor i Hipotekës së Përmetit

5. Ervis Sambolliu - Drejtori i Hipotekës së Lushnjes 

6. Rezart Elmazi - Drejtori i hipotekës së Vlorës

Lista/35 drejtorët e hipotekave në gjithë vendin që do largohen nga detyra.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë