Mijëra marinsa amerikanë janë planifikuar të mbërrijnë në Lindjen e Mesme të premten, nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare me Iranin për të hapur Ngushticën e Hormuzit.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Kjo lëvizje vjen pasi të premten skadon afati që Trump i ka vendosur Iranit për hapjen e Ngushticës.

Po ashtu bëhet e ditur se anija sulmuese USS Tripoli me bazë në Japoni dhe USS New Orleans do të kalojnë në Komandën Qendrore të SHBA-së të premten, duke sjellë afërsisht 2,200 marinsa nga Njësia e 31-të Ekspedicionare Detare.

Zyrtarët thanë se do të duheshin disa ditë shtesë që njësia të arrinte në Ngushticën e Hormuzit.

Pentagoni ka urdhëruar dërgimin e një njësie të dytë të Marinës në rajon. Mësohet se njësia e 11-të Ekspedicionare e Marinës me bazë në Kaliforni, në bordin e grupit të gatshëm për USS Boxer, do të niset brenda disa javësh.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani nuk përbën më kërcënim, kanë hequr dorë nga armët bërthamore! Teherani mohon negociatat: S’kemi pasur bisedime me SHBA