'Ultimatumi' nga Turqia: Të zgjidhet përgjithmonë problemi i Palestinës, Izraeli të japë llogari

'Ultimatumi' nga Turqia: Të zgjidhet përgjithmonë problemi i Palestinës, Izraeli të japë llogari

Protesta në Palestinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në qytetin Konya të Turqisë tha se përpjekjet e vendit të tij kanë të vetmin qëllim, zgjidhjen e përhershme për problemin e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA). 

Çavuşoğlu, në një fjalim në Universitetin Selçuk tha se Turqia po realizon një diplomaci intensive për shkak të zhvillimeve të përjetuara në Palestinë dhe Kuds. Ai tha se një prej elementeve kryesore të politikës së jashtme të Turqisë është politika e jashtme humanitare, duke shtuar sot në botë po përjetohen ngjarje të rëndësishme dhe se pothuajse po mbyllet një epokë dhe po shkohet në një epokë të re. 

Gjatë fjalimit të tij Çavuşoğlu vuri theksin në atë se Turqia ka qenë gjithmonë pranë Palestinës. “Asnjëherë nuk e kemi lënë vetëm kauzën e Palestinës dhe të Kudsit, nuk do ta lëmë vetëm. E treguam reagimin tonë. Është me rëndësi të tregohet reagimi, por është me rëndësi edhe ajo se çfarë do të bëhet për zgjidhjen e problemit apo parandalimin e hapave që po ndërmerren. Tanimë veprimet e Izraelit nuk do të mbesin të padënuara. Ne po japim çdo lloj të mbështetjes që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Nuk mjafton vetëm kjo, nesër do të mblidhet Këshilli për të Drejtat e Njeriut. Po punojmë për themelimin e një mekanizmi të pavarur hetimor”, tha ai. 

Duke rikujtuar se nesër do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Çavuşoğlu tha se nga ky takim do të jepet një mesazh dhe do të dalë një vendim shumë i rëndësishëm. Ai njoftoi se gjatë ditëve të fundit ka realizuar biseda telefonike me rreth 40 ministra të jashtëm. 

“Ne së bashku me gjithë komunitetin ndërkombëtar do të jemi në solidaritet me shtetet të cilët deri më sot kanë dëshiruar që ta njohin shtetin e pavarur të Palestinës dhe kanë hezituar për këtë, do t’i nxisim ato shtete. Tanimë ne do të punojmë natë e ditë për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës dhe për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, dhe nuk do të ndalemi e nuk do të lodhemi deri sa të ndodhë kjo. Përpjekjet tona kanë të vetmin qëllim, gjetja e një zgjidhjeje të përhershme për problemin e Palestinës. Izraeli nuk duhet të përfitojë nga ato që bëri. Izraeli duhet të japë llogari dhe do të japë llogari. Do të vazhdojmë të ndjekim këtë", tha Çavuşoğlu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 17/05/2018 19:06

    Turqia ultimatum Izraelit dhe ShBA? Eshte per te qeshur dhe per te qare njekohesisht. Super propogande per zgjedhjet e brendeshme. Turku nuk ka influence globale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar