TIRANE- Nikolas Gejxh ka ardhur në Tiranë me ftesë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare me rastin e shenjtërimit të saj katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Gejxh ka qëndruar në Tiranë për dy ditë nga ku ka marrë të gjithë informacionin e detajuar për të gjitha lëvizjet politike që janë bërë në Shqipëri përgjatë këtyre muajve.
Burime nga organizata OMONIA pohuan për gazetën “Shqiptarja.com” se ai ka marrë një dosje të plotë të informacioneve të detajuara për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend, si edhe për diskutimet që janë bërë për reformën territoriale. Pavarësisht se Gejxh mbahet i informuar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e tij në Shqipëri, në këto takime ai është informuar mbi të gjitha ngjarjet që janë bërë në Shqipëri.
TAKIMET
Gejxh ka ardhur në Tiranë në datën 31 maj ku takimin e parë e ka pasur me përfaqësues të OMONIA-s. Ditën e nesërme ai ka marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales, ku është takuar edhe me kreun e OMONIA-s, Vasil Bollano. Në këtë ceremoni ai ka qenë me ftesë të Kishës Ortodokse, ku ka qenë i protokolluar për pozicionin ku do të ulej, si dhe ishte parashikuar që ai të qëndronte në krah të Vasil Bollanos. Pas ceremonisë ai ka marrë pjesë edhe në darkën e organizuar me këtë rast dhe ditën e nesërme është larguar nga Shqipëria. Por përpara se të ikte, Gejxh ka marrë një informacion të detajuar për të gjitha zhvillimet në vend.
REAGIMET
Pas publikimit të lajmit nga ana e gazetës “Shqiptarja.com” se Nikolas Gejxh kishte ardhur në Shqipëri erdhi reagimi i PDIU-së, parti e cila e ka kauzë të saj ultra-nacionalistin grek. Në një komunikatë për mediat, PDIU thekson Gejxh nuk duhet të vinte në Tiranë me rastin e shenjtërimi të katedrales, pasi sipas tyre, ai nuk përfaqëson vlerat e ortodoksisë, por të nacionalizmit grek. “Të habitur pamë se i ishte rezervuar një vend nderi gjatë meshimit antishqiptarit Nikolas Gejxh, në krah të Vasil Bollanos.
Kushdo nga organizatorët që mendon se Gejxh dhe Bollano përfaqësojnë ortodoksët shqiptar tregon se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, që janë më shumë se 90% e ortodoksëve në vend. Ata duhet të përgjigjen se me çfarë cilësie është ftuar Gejxh, i cili nuk njihet si figurë fetare, veçse si figurë antishqiptare. Kjo është një fyerje e rëndë që i bëhet kombit tonë dhe në veçanti ortodoksëve shqiptarë. PDIU dënon, gjithashtu, me ashpërsi deklaratat provokuese të Patriarkut serb Irinej, i cili edhe njëherë e tregoi veten si pararoja e nacionalizmit shovinist serb”,- thuhet në komunikatë.
SHQIPTARJA.COM, media e parë që publikoi lajmin
Gazeta “Shqiptarja. com” ishte media e parë e cila publikoi lajmin se ultra- nacionalisti grek Nikolas Gejxh kishte ardhur në Shqipëri dhe kishte marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Pas publikimi të lajmit në versionin print, lajmi është marrë edhe nga mediat e tjera elektronike, por duke mos iu referuar burimit të parë, gazetës “Shqiptarja. com”. Kësisoj lajmi është marrë nga “Shqiptarja.com” duke u pasqyruar në mediat e tjera elektronike si një lajm ekskluziv i tyre.
EKSTREMISTI GREK, NE 1994 U SHPALL "NON GRATA", FATOS NANO E FALI
Nikolas Gejxh është i njohur për drejtimin e lobit grek në Amerikë dhe njihet ndryshe me emrin Nikolas Gaxojani. Ai është shpallur person “non grata” në vitin 1994 nga ish-presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Si shkak për këtë, shërbeu incidenti i ndodhur në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar në territorin e një reparti ushtarak.
Gejxh, nga autoritetet shqiptare në atë kohë, u shpall person “non grata”, ndërsa u arrestuan 6 minoritarë grekë, të cilët edhe u dënuan gjatë procesit që njihet si “Procesi i të gjashtëve”. Rikthimi tij në Shqipëri ndodhi vite më vonë, vetëm pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Madje në vitet e qëndrimit të socialistëve në pushtet, Gejxh arriti të krijonte marrëdhënie miqësore me ish-kryetarin e PS-së e ish-kryeministrin Fatos Nano.
Por edhe marrëdhëniet e ngrira me Sali Berishën, pasi ishte shpallur “non grata” në 1994-ën, morën një kthesë të dukshme në takimin që ai zhvilloi kokë më kokë me të në selinë e PD-së, në fund të vitit 2002. Afrimi i relatave ndërmjet Berishës dhe Gejxh u dalluan kur në vitet e para të qeverisë “Berisha 1” u mor vendimi për hapjen e një shkolle në gjuhën greke në Himarë, vendim i cili solli edhe shumë reagime në atë kohë.
Krahas kësaj, burime nga OMONIA bëjnë me dije se Gejxh vjen në Shqipëri çdo vit dhe zhvillon takime të shumta në zonën e Himarës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Ultra-nacionalisti grek Gejxh në Tiranë, presion për Himarën