Ultrasit e Kombëtares të arrestuar në Poloni, Tifozat Kuq e Zi: Institucionet tona të reagojnë për lirimin e tyre

Ultrasit e Kombëtares të arrestuar në Poloni, Tifozat Kuq e Zi: Institucionet tona të reagojnë për lirimin e tyre

Tifozat Kuq e Zi në Varshavë

Grupimi i Tifozave Kuq e Zi ka kërkuar reagimin e institucioneve shqiptare për lirimin e dy ultrasve kuqezi të arrestuar nga policia polake dje në Varshavë. Në nisje të ndeshjes mes Polonisë 1-0 Shqipëri për Euro 2024, dy tifozët patën përplasje me policinë jashtë stadiumit, teksa u përdor edhe gaz lotsjellës për të bërë arrestimin e tyre. Tanimë TKZ kërkojnë që institucionet shqiptare të reagojnë për lirimin e ultrasve.

"Gjithsej 420 Tifoza Kuq e Zi të pranishëm në ndeshjen në Poloni dhe miliona të tjerë duke e përkrahur me shpirt, ndoqën mbrëmë kombëtaren e zemrës. Pavarësisht rezultatit, lodhjes, sakrificave dhe kilometrave të bëra për në Poloni, na kishte marrë malli për një kombëtare të tillë. Kërkojmë nga institucionet tona ndërhyrjen për lirimin e anëtarëve tanë të arrestuar padrejtësisht dje në Varshavë", shprehen TKZ.

Veç saj, Tifozat Kuq e Zi kanë konfirmuar se 420 tifozë nga grupimi i tyre kanë qenë prezent në stadium, teksa kanë vlerësuar lojën e Kombëtares.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur