Banorët e Selitës kanë dalë sot në protestë duke bërë thirrje për ndërtiminin e një mbikalimi.
Protestuesit pohojnë se nisja e punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe i ka izoluar tërësisht ata, pasi rruga është bllokuar.
“Duam që të ndërtohet mbikalimi pasi na kanë izoluar. Rrugët ekzistuese janë mbyllur dhe ne jemi bllokuar plotësisht”, pohuan protestuesit.
Banorët paralajmërojnë bllokimin e rrugës nesër në 18:00 nëse nuk gjendet një zgjidhje.
“Veliaj të vijë të shikojë si jetojmë. Nesër në 6 pasdite do bllokojmë punimet. Nuk do të lejojmë punimet për Unazën e Madhe. Nuk kemi ku të kalojmë as të blejmë bukë”, deklaruan protestuesit.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com