Unaza, romët përplasje me 
policinë për prishjen e shtëpive

Unaza, romët përplasje me <br />policinë për prishjen e shtëpive
TIRANE - Operacioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi Unazës së Madhe të Tiranës ka sjellë përplasje mes komunitetit rom dhe policisë, pranë pallatit me Shigjeta. Përplasja është shënuar pasi romët në këtë zonë kundërshtojnë shembjen e 9 banesave një katëshe ku ata jetojnë.
 
Banorët ishin ngujuar në shtëpi, ndërsa punonjësit e IKMT së bashku me forcat e policisë i kanë nxjerrë më forcë disa prej tyre për të vijuar me aksionin.  Pas kësaj fadromat e IKMT kanë nisur punën për shembjen e objekteve, ndërsa 5 persona të cilët kundërshtuan operacionin u shoqëruan nga efektivët e policisë.

Banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar për kohën e prishjes së banesave dhe se i është lënë një kohë shumë e shkurtër për të nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake. Por sipas IKMT prishja e këtyre objekteve është konform ligjit dhe se romëve i është paguar qiraja në ambiente të tjera për 2 vjet
 
Një fëmije 12 vjeç i bie të fikët
Gjatë operacionit një fëmijë rreth moshës 12 vjeç, është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët. Menjëherë është njoftuar autoambulanca, por për shkak të trafikut ajo ka vonuar. Fëmija është transportuar me mjetet e IKMT për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Tiranës. 


(Video: Përplasja e banorëve rom me policinë dhe momenti i transportimit të 12-vjeçarit në ambulancë)
 
Aksioni i IKMT-së për Unazën e Madhe
Në hapësirën e liruar nga prishja e këtyre objekteve, do të ndërtohet segmenti rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës” (segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike).
 
Në këtë operacion, IKMT është mbështetur nga policia e shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
 
"Para fillimit të operacionit ka pasur kundërshti dhe debate nga pronarët e këtyre objekteve, të cilët janë trajtuar sipas statusit ligjor të objekteve që posedojnë. Pas këtij operacioni të IKMT,  i hapet rruga institucioneve të tjera për vazhdimin e ndërtimit të Unazës së Madhe, e cila është shtyrë disa herë", thuhet në një njoftim të IKMT-së.
 



prishjet te romet

prishet te romet

romet perplasje me policine

romet perplasje me policine

romet unaza madhe

romet unaza madhe

romet unaza madhe

romet unaza madhe

romet unaza madhe

romet unaza madhe

romet unaza madhe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia