‘Under 30’, Muzhaqi fton të rinjtë në Eventin Kombëtar të Rinisë! Të shtunën në parkimin e sheshit ‘Skëndërbej’

‘Under 30’, Muzhaqi fton të rinjtë në Eventin Kombëtar të Rinisë! Të shtunën në parkimin e sheshit ‘Skëndërbej’

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar ditën e sotme për eventin kombëtar për të rinjtë “Under 30 (<30)”, i cili do të mbledhë së bashku aktorët më të rëndësishëm në fushën e shërbimeve për të rinjtë, duke krijuar një hapësirë për ndërveprim dhe bashkëpunim.

Eventi synon të nxisë aktivizimin dhe fuqizimin e të rinjve si dhe të rrisë përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

“<30” do të zhvillohet ditën e shtunë më datë 9 dhjetor, në orën 12:00, në ambientet e parkingut nëntokësor “Sheshi Skëndërbej”.

Me një kohëzgjatje nga ora 12:00 deri në orën 21:00, eventi do të përfshijë larmishmëri aktivitetesh, duke filluar nga prezantimi i të rinjve me mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi, për të kaluar më tej në panele diskutimi dhe aktivitete të ndryshme rinore që do të përmbyllen me një festë nga DJ më në zë.

Ministrja Muzhaqi ka bërë një ftesë të hapur për të gjithë të rinjtë për t’u bashkuar në Eventin “<30”.

Link-u i aplikimit për të rinjtë:https://forms.office.com/e/XKuJ4n0rAY

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion