"Unë burra më të mirë i kam futur në dhé, e jo më ty", kërcënoi policët në Durrës, por procedohet në gjendje të lirë
"Unë burra më të mirë i kam futur në dhe jo më ty. S'më njihke mirë ti mua". Me këto fjalë i drejtohet policëve, me një sjelljë shumë të dhunshme, drejtonte makinën pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l, dhe mjetin tip “Audi”, e kishte me xhama të riveshur por nga autoritetet thjesht procedohet në gjendje të lirë.
Redaksia 20 Shtator 2021, 12:31 | Përditesimi: 20 Shtator 2021, 22:39
"Unë burra më të mirë i kam futur në dhe e jo më ty. S'më njihke mirë ti mua!". Me këto fjalë i drejtohet policëve 25-vjeçari Alert Karamani, në Durrës, dhe me një sjellje shumë të dhunshme, ndërkohë që drejtonte makinën 'Audi', pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l, dhe e kishte me xhama të riveshur. Por nga autoritetet thjesht procedohet në gjendje të lirë!
Përmes një njoftimi për mediat policia e Durrësit ka dhënë informacion në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur.
Policia thotë se nga kontrollet e kryera ka rezultuar se Alert Karamani drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l. Më pas ai i ka kërcënuar punonjësit e Policisë, duke mos lënë gjë pa i thënë.
"Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë" dhe “Kanosja për shkak të detyrës". Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).
DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm", thotë policia e Durrësit.