Unë e dua ligjin antishpifje! Maskarenjtë duan “babën”… antiligjin, shpifjen e ligjëruar

Unë e dua ligjin antishpifje! Maskarenjtë duan “babën”… antiligjin, shpifjen e ligjëruar

Foto ilustruese

Askush, nuk e pranon censurën e fjalës së lirë, aq më tepër ne gazetarët e rinj, qe e vuajmë më shumë, sepse përveç “potentëve” në pushtet, sulmohemi dhe nga kolegët tanë, të majmur dhe të llustrosur. Por, është për të vënë ulërimat, kur ca palaço të preshit dhe sallamit të ngrënë e të vjellur në politikë, quajnë “lirin e shprehjes” intimidimin e kolegëve të tyre, qytetarëve dhe familjarëve të tyre, pa asnjë argument, provë apo arsye, por në emër të lirisë së lehjes!

Nuk jam aspak dakord me kolegët, që mua nuk më kanë koleg, sepse nuk jam i pasur dhe me “ide” si ata, të deklarojnë çfarë u do qejfi dhe xhepi në emrin tonë. Unë dhe gjithë miqtë e mi, nuk jemi dakord me “lirinë e shpifjes”. Si mund të quhet liri  e fjalës, së një media ose subjekti, në rast se, “qytetari dixhital” qesharak, i ka “dërguar” këtë mesazh Berishës dhe ata e botojnë : “Zoti Berisha, gruaja e prokurorit asht pa në motel duke ba seks me ni djal të ri”!

Për këtë të jeni të sigurtë. Shpërndajeni në fesbuk, se gazetarët po presin me padurim lajme nga ti, që të mushin gazetën, se nuk kan burim tjeter ma të sigurte, perveç teje, e me than të drejtën sa e hudh ti lajmin në fesbuk ata turren si korkodili.

Eshtë bash prokurori që po heton për 21 Janarin. Ju lutem, jo emrin Anonimi B.S”. Si kjo, gjeniu sajon me dhjetra çdo ditë. Kjo është një nga intrigat më të thjeshta dhe më të dashura të tij, por në bashkëpunim me gjithëfarë sahanlëpirësish, që drejtojnë dhe komandojnë mediat, ajo kthehet në një “bomb”, një e vërtetë e “pakundërshtueshme”. Stërhollohet e ndreqet aq bukur, sa dhe ata që e kanë sajuar dhe rregulluar, tashmë janë të bindur, se është  “e vërtetë”.

Ata harrojnë fare, se e ka thënë dikush tjetër, nji “marri” apo një i mençur, një intrigant apo një i “ndershëm”, që e zë gjumi në FB. Presion dhe shpifje të tilla, i sheh çdo ditë nga media të paguara, vetëm për të goditur apo shantazhuar pa asnjë normë morale, kundërshtarët politik, e në veçanti Ramën dhe qeverinë. Dakord, bini ditë e natë Edi Ramës, qeverisë, qeveritarëve, pushtetarëve, zagarëve dhe zuzarëve. Mirëpo, mos harroni zuzarët dhe zagarët, që ju, shpesh bëni sikur nuk i shikoni dhe si në të rrallë i ledhatoni.

Zuzarët, janë ata që ndërsejnë zagarët, për të sulmuar e gjuajtur këdo që dëshirojnë ata, ta shohin të vrarë e shpërfytyruar, sepse nuk pajtohen me ata që u kanë humbur. Zagarët janë të gjithë ata, që lëshohen nga zinxhirët, për të kapur ndonjë kockë dhe për të lehur ditë e natë të ndërsyer nga pronaro-zuzarët dhe këto janë shtuar shumë, madje, po ua kalojnë edhe qenëve endacak.

Ndaj mendoj, se duhet të ketë një ligj, si ai i bashkisë për “tredhjen” e zagarëve! Tani nëse ju doni të gënjeni, të shpifni, të fyeni, sepse për këtë paguheni, bëjeni, por kjo nuk quhet fjalë e lirë. Ne na duken të turpshme veprime të tilla… por ju, jo. Ju nuk e keni për turp, që babain e vdekur të “objektivit tuaj luftarak” ta çoni me dhjetra herë nga varri, njëherë si vrasës, pa vrarë askënd, njëherë si imoral, që paska bërë fëmijë me nusen e të birit, njëherë si komunist pa teser dhe njëherë si bllokmen i bregut të lumit, sepse urreni të birin.

Po ç’faj ka babai atje poshtë pllakës së varrit, se ju jeni inatçor të ndyrë dhe pa moral?!

Apo, s’keni çfarë ti bëni kalit dhe i bini gomarit.

Ju nuk jeni gazetarë, por “gazeqarë”, që jeni frikësuar e tronditur nga një ligj, sepse nuk doni ta kuptoni lirinë e fjalës, as fjalën e lirë. Ju nuk jeni politikan, por sharlatanë të frikësuar, që i’u tmerron humbja e armës së vetme që keni, intrigën dhe imoralitetin pa fund të moralit, që nuk e dini se çfarë është.

Ama, mos t’ua hamë hakun, për diçka keni të drejtë: Nuk mund të duroni, që t’u ndalohet liria e “fjalëshpifjes”,  sepse edhe kjo fjalë është, ndaj duhet të jetë e lirë. Ne o “gazetqarë”, dhe ju politikan langar që qaheni e lihni për çdo gjë, një problem të vogël kemi me ju: Nuk pranojmë të flisni në emrin tonë, sepse ne nuk na lidh asgjë me ju, dhe na mbajnë shumë gjëra larg jush. Ju vetë bëni çfarë të doni, pa na përfshirë në stallën tuaj,

Ne nuk kemi frikë, sepse kemi marrë përsipër të bëjmë detyrën fisnike të gazetarit, por edhe të qytetarit dhe jo të shpellarit dhe kafsharit. Edhe sikur të na dënojnë edhe të na burgosin, se kemi thënë një të vërtetë, me prova dhe fakte, ne do të bëjmë burgun, pa na u dridhur qerpiku, sepse “e drejta vonon por nuk harron”.

Kurse ju, e keni frikë burgun, sepse si shpifës dhe intrigantë, nuk do e kaloni lehtë dhe mund të ngeleni gjatë brenda, duke kapur “sapunin”. Ju nuk mund të jetoni, pa u futur hundët në krevatin e të ndershmit, për ta bërë kurvarë dhe të poshtër. Ju nuk iu zë gjumi, sepse keni dëgjuar thashethemexhijtë që thonë… ndoshta për t’ju trembur, se “lavirja e bulevardit” mund të vihet aty në “SPAK, e që për dreq, u doli thashethemja tashmë dhe nuk do keni shans të përfitoni nga “butësia e saj”.

Ndaj nuk doni, t’ju a ndalojnë lirin e shpifjes, sepse për ju është edhe mjet mbrojtjeje dhe mjet sulmi, e siç thoshte babai i babait tuaj shpirtërorë: Patatja që “do hani”, është edhe bukë edhe gjellë. Keni frikë, se mos jepni llogari për “shpifjet e vërteta”, për europianët dhe amerikanët e korruptuar nga qeveria, apo për familjarin e Ministrit të Brëndshëm me intriga përgjimesh, apo për ato që i’u kanë denigruar me imoralitetin tuaj si ministrin e kapur mat… me asgjë, pa asnjë akuzë në vendin e akuzës, e dhjetra shpifje që fyejnë dhe intrigojnë qytetarët?!

Ju nuk e dini, apo bëni sikur nuk e dini, se “liria juaj mbaron aty ku shkelet liria e tjetrit”?! Ju harroni, se janë vrarë qytetarë duke protestuar me duar në xhepa, fëmijë duke punuar si skllevër për të çmontuar predha, deputet duke shkuar në shtëpi, gjyqtar duke shkuar në punë, qytetar për një tokë të grabituar  dhe askush nuk është dënuar. Ju harroni, se skafet tuaja ishin si taksi, për të mbushur rrugët e Europës me familje dhe vajza të përdhunuara e nëse doni, i’u jap shifra.

Pa ju përmendur vjedhjet dhe grabitjet e të gjitha ngjyrave, që e kanë lënë sot vendin “lakuriq dhe të dregosur”. Ju i dini shumë mirë, sepse edhe gishti juaj është zhytur në tasin e mjaltit me helm, e që ka ardhur koha për t’a vjellë, ndaj ulërsini: Mos na i merrni armët e helmuara! Poshtë neni… i shpifjes!

Nuk akuzoj dhe nuk bëj fajtor askënd, por drejtësinë e munguar e dua, për të më treguar dhe dënuar fajtorin, sepse nuk jemi në kohën e kolerës, që mund të bëjmë sehirë në mortjen e fqinjit. Drejtësin e dua, për brezin e prindërve të mi, por edhe për brezin tim dhe për brezat që do të vijnë. Ju e dini mirë, se nuk ka drejtësi para shantazhit, shpifjes dhe kërcënimit, ndaj duhet ta harroni “lirishpifjen”.

Kjo që doni ju, nuk është liria e fjalës por media e shkërdhyer, politika e shkapërdhyer, që shpif e sajon pa asnjë faktë dhe provë dhe të bënë shtatëzanë, megjithëse je mashkull. Intrigat dhe çudirat tuaja nuk kanë fund, natyrisht kur skenari përgatitet në facebook dhe podet e punëdhënësit. Ndaj ju, pretendoni se ulkonjat si puna juaj, duhet t’i lejojmë të shëtisin me mëlçi në qafë, sepse kjo është dëshira e ujkut nga strofulla?!

Nëse gazetarët janë si ju, u shoftë kjo racë bashkë me mua, që kam të njëjtin profesion me ju! Ne duam një ligj, që të dënojë cilindo, që nuk bënë gazetari, por kurvëri mediatike. Nëse të shpifësh quhet politikë, mos ngeltë burg pa u mbushur me këtë politik. Ne duam një ligj, që të censurojë poshtërsinë, fyerjen, poshtërimin dhe shitblerjen e “konellapsave” mediatik dhe lehësave politikë.

Ne, as më pak dhe as më shumë duam: Gazetarinë ta bëjnë gazetarët dhe jo zhgarravitësit e mureve me thëngjillë dhe politikën politikanët, jo mjeranët e ardhur nga humbëtira e injorancës dhe mediokritetit… mashtruesit.

Ndaj me të drejtë, unë e dua ligjin antishpifje, që maskarenjtë mos të përdhosin qytetarët që kanë hallet e tyre, për të shpëtuar veten, duke shpresuar tek shpifja, nga tmerri që i ka zënë!/Ekskluzive.al

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 07/10/2018 08:40

    I shkelqyer shkrimi,idea e kerkesa.Bravo.

    Përgjigju
    • Haxhi Qamili: 08/10/2018 14:46

      Ne se do te doje sinqerisht ligjin e ashper ndaj shpifieve e thashethemeve, s'do te derdhje vrer me oke ,per cilin do.Duke u mbeshtetur ne moralin kolektiv,mund te behet lufte e sakt ndaj veseve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump