"Unë e Meta pakt për qeverisje
jo për të mbrojtur njëri-tjetrin"
jo për të mbrojtur njëri-tjetrin"">
TIRANË - E ashtuquajtura “çështja CEZ” ishte kryefjalë e të gjithë debatit që u zhvillua këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Përballë akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama deklaroi se as ai dhe as kreu i LSI-së Meta nuk kanë asnjë pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin, por vetëmtë qeverisur vendin, që sipas Ramaës duhet nxjerrë nga “llumi ku e la qeveria e djathtë”. Rama theksoi se kushdo që ka probleme me drejtësinë, qoftë ai apo Meta, duhet t’i gjejë jashtë parlamentit.
“Këtu nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që t’i rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë”, tha Rama.
Rama: Çështja prej së cilës ju morët spunton për tu hedhur përpjetë, nga momenti kur jeni ulur në ato banka ku e meritonit të ishin ulur për 25 vjet, është një çështje që sa i takon qeverisë shqiptare është shumë e qartë. Ka qenë qeveria shqiptare që i ka shpëtuar nga kthetrat e zotërisë që sot është prapë hekurave dhe që me licencën e dhënë prej jush doli me trastë për të mbledhur paratë që nuk i takonin të shqiptarëve. Gjithë ato miliona që medemek juve ju vënë në sakllëdi. Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbrojë Ilir Metën, as ai mua, ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, jo për të mbrojtur njëri- tjetrin nga drejtësi. Në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë: Vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju. Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë. Qoftë unë, qoftë Meta, kushdo nëse ka probleme me drejtësinë të shkojë ta gjejë në drejtësi. Këtu nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që t’i rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë. Atë zotëri që e keni marrë dhe doni ta bëni hero të luftës për drejtësi njësoj si atë tjetrin që është kërkim dhe ju një opozitë e tërë merreni me një targë makine. Janë disa këtu që merren me 2 x-njisha, është me çift është me tek siç bënin dikur.
Berisha: Ky i gjatë është po ky shkurtohet dhe bëhet gogol (ngatërrohet dhe korrigjon fjalën) gogël kur gënjën. DIA dhe të tjera u krijua nga CEZ për të vjedhur miliona me aprovimin e qeverisë aktuale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
60.3%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 6819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Serbia kandidate për organizimin e EURO U-21, Prodani në Report Tv: Interes dhe servilizëm i Armand Dukës, veprim i gabuar
2 Tetor, 19:42
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor, 19:39
-
Rrepa e kuqe, ja disa nga vlerat e saj ushqyese, pse nuk duhet ta ndani nga dieta juaj
2 Tetor, 19:36
-
VIDEO/ Berat Gjimshiti shënon në Champions League, Atalanta në avantazh
2 Tetor, 19:22
-
Shefi i Ushtrisë së Serbisë takohet me komandantin e KFOR-it, në fokus siguria në Kosovë dhe rajon
2 Tetor, 19:14
-
Mero Baze: ‘Salianji’ si test për Berishën
2 Tetor, 18:58
-
Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit, gazetari Dema: Ishte emri më i lakuar, drejtimi i Elbasanit pikë kthese në karrierën e tij
2 Tetor, 18:56
-
‘Etika’ përjashtoi 24 deputetë të opozitës, Bardhi: Tregon sa frikacak është Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit
2 Tetor, 18:43
-
SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin
2 Tetor, 18:35
-
Revista franceze ‘Transavia’: Shqipëria xhevahiri i fshehur i Ballkanit
2 Tetor, 18:31
-
Pas kaosit të opozitës në Kuvend, Çupi dhe Bushka takohen me Nancy VanHorn, në fokus rëndësia e institucioneve të pavarura dhe reforma në drejtësi
2 Tetor, 18:24
-
Sekretariati i Etikës merr vendimin/ Noka, Bardhi dhe Nallbati 60 ditë larg Kuvendit! Palokës i bie dënimi më i lehtë me 10 ditë, pjesa tjetër 40 ditë përjashtim
2 Tetor, 18:22