Me anë të një video në Instagram kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video të montuar, e cila është shkëputur nga një sekuencë e rubrikës “Shihemi në gjyq.”
Në video, njëri prej protagonistëve ka pranuar para të gjithëve se një pjesë të parave që i kishte marrë borxh i kishte harxhuar në duke vënë baste. Në atë moment personi që i kishte dhënë borxh paratë u çua për ta sulmuar.
Pikërisht këtë video ka përdorur kryeministri Rama duke vendosur fytyrën e tij në vend të personit që sulmoi atë që kishte vënë loto. Ka kohë që një video e tillë ka bërë xhiron e rrjetit duke u bërë meme por kryeministri ka vendosur ta publikojë së fundmi marrë shkas nga nisma që ka ndërmarrë së fundmi për mbylljen e lojrave të fatit.