Teksa banorët po bisedonin sot mbi dinamikat e lojës, Dea Mishel ka pyetur Luizin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashk dhe përgjigja që ai dha ka konfuzuar banorët.
Këngëtari la të kuptonte në përgjigjen që i dha Deas, se zënkat mes tij dhe Efit mund të kenë qenë vetëm lojë, por kjo e fundit ka mohuar kategorikisht të ketë luajtur në bashkëpunim me Luizin.Ajo tha se ndjesitë e saj kanë qenë reale dhe se ka kaluar momentet më të këqija, por Luizi po arrin t’i bëjë konfuz.
Efi u shpreh se nuk pendohet për asnjë moment që e ka përkrahur pasi e ka parë si diçka të drejtë, por sipas saj sot në këtë pikë të lojës me të, ai ka bërë gabim.
Kristi tha se Luizi po e përdorë këtë situatë në favor të tij.