'Unë s'e jap dorëheqjen'/ Ish-kreu i SHISH-it shuan heshtjen, flet për herë të parë për Berishën, Ramën dhe Metën (Prapaskenat)

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, aktualisht ambasadori i Shqipërisë në NATO ka folur për herë të parë për jetën e tij, por edhe propozimin për të drejtuar SHISH-in dhe më pas për të shërbyer si ambasador. 

Në gusht të 2012-së m’u propozua të marr SHISH-in. Ishte surprizë për mua, sepse nuk isha përgatitur për këtë punë. Teknologjia është e lidhur shumë me inteligjencën. Pas një hezitimi të shkurtër thashë meqë unë kam ardhur për ti shërbyer vendit, pse jo.

Unë mora detyrën në gusht 2012, një detyrë shumë e kontestuar nga politika, dhe një detyrë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ligji mbi shërbimin është shumë i mirë, e mban jashtë politikën.

Unë kam punuar 4 vjet me qeverinë Rama dhe një vit e gjysëm me qeverinë demokratike. Marrëdhëniet kanë qenë korrekte, i kisha bërë të qartë qeverisë së zotit Rama se isha aty për të zbatuar ligjin. Pjesa tjetër isha në dispozicion të sigurisë kombëtare.

Së pari, që prej ditës që kam takuar zotin Rama dhe deri ditën që ika, asnjëherë të vetme nuk është thënë nga qeveria për largimin tim. Unë nuk jap dorëheqjen, sepse s’kam ardhur për të dhënë dorëheqjen. Dhe unë punova 4 vjet me qeverinë e parë Rama".

Por cfarë ndodhi në 2017 dhe përse e pranoi propozimin për të shërbyer si ambasador në NATO? "Pas zgjedhjeve të 2017, në ligj nuk është shënuar që drejtori i shërbimit ka mandat të pacaktuar. Edhe Meta më kërkoi të rrija me të për të mbaruar mandatin, por unë nuk doja, ishte një shumë punë shqetësuese me presion shumë të lartë.

Sepse kishte kosto të madhe dhe familjare. Natyrshëm nuk e kisha të qartë se ku do shkoja. Por unë jam Akademik dhe kam punuar në sektorin privat në Kanada. Nuk kam pasur asnjë sfidë përsa i përket të mbijetuarit jashtë sistemit qeveritar.

Sigurisht, në moshën time, mendoj se vlerësohet edhe kështu. Unë kam lënë një rrogë pesë herë më të madhe sesa rroga që merrja në Shqipëri. Dhe përsëri besoj se jam shpërblyer për punën që kam bërë” u shpreh Visho Ajazi Lika në Radio Jehona Shqipes.
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 24/06/2019 22:34

    Vishi legeni bythlepires

    Përgjigju
  • adi: 24/06/2019 18:27

    Ky edhe ne dasma ngre dy gishtat larte! Ytttttt tupr te kesh!

    Përgjigju
    • Edi: 24/06/2019 19:28

      Pse e gradoi Rama meqe ngre dy gishtat ky?

  • shoku: 24/06/2019 16:49

    Ky eshte agjent i Greqise dhe ishte pjese e skenarit te faljes se detit.

    Përgjigju
    • shoku: 24/06/2019 19:59

      O Toni pyete kush ja paguan pushimet qe ben ne Greqi cdo vit dhe i ka qene ushtari Berishes ne vitet 97

    • TONI TIRANE: 24/06/2019 17:55

      O SHOKU mjaft me perralla se u ngopet dhe po shifni fantazma

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë