“Unë të përkas ty”, letra prekëse e Franz Kafkës për të dashurën, Felice Bauer

“Unë të përkas ty”, letra prekëse e Franz Kafkës për të dashurën, Felice Bauer

Franz Kafka

Është një ndër letrat më të bukura dhe më të ndjera në histori. Në këtë letër, njohim aspektin e brishtë të Franz Kafkës, atë pjesë të karakterit të tij që, i dashuruar marrëzisht pas Felice Bauer, fillimisht i kërkon asaj t’i shkruajë një herë në javë, dhe në fund i kërkon të mos i shkruajë farë. Autori është aq i dyzuar në atë që do, e gjitha si rrjedhojë e ndjenjave të forta për të dashurën e tij, aq sa e pranon hapur. “Unë të përkas ty”, shprehet ai në letër, por prapë e nënvlerëson veten duke e quajtur letrën e tij si “letrën më të ulët të vendosur ndonjëherë mbi tryezën e Felice Bauer”. Në fakt, kjo është ndër letrat më të bukura dhe më të ndjera të dashurisë, por autori duket që është shumë rëndë emocionalisht, thellësisht i përfshirë në dashurinë që ndjen për Felice Bauer, aq sa nuk arrin dot t’i kontrollojë ndjenjat e tij. Për më tepër, ju lëmë ta shijoni letrën.

“11 nëntor 1912

Më shkruaj vetëm një herë në javë, kështu që letrat e tua të më vijnë ditën e dielë, sepse nuk mund t’u rezistoj letrave të tua të përditshme. Për shembull, unë i përgjigjem një nga letrave të tua dhe pastaj shtrihem në krevat në dukje i qetë, por zemra ime rreh përmes gjithë trupit vetëm prej teje. Unë të përkas ty. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur këtë dhe kjo nuk është mënyra më e mirë. Po për këtë arsye nuk dua të di se çfarë vesh. Më ngatërron aq shumë, saqë s’mund të merrem me jetën. Nuk dua ta di që edhe ti ndjen për mua. Po ta dija, si mundja, si budalla që jam, të ulesha në zyrën time, apo këtu në shtëpi, në vend që të hipja në një tren me sytë që hapen dhe mbyllen vetëm kur jam me ty?

Oh, ka një arsye të trishtueshme që nuk e bëj dot këtë. Për t’i rënë shkurt: Shëndeti im është i mirë vetëm për të përballuar veten time. Ai s’është i mjaftueshëm për martesë, duke lënë mënjanë të bërit baba. Sidoqoftë, kur lexoj letrat e tua, ndiej se mund të lartësohem edhe mbi atë që nuk mund të lartësohet.

Ah sikur ta kisha përgjigjen tënde tani. Dhe sa keq të torturoj, dhe sa të detyroj ty në qetësinë e dhomës tënde të lexosh ketë letër, si letra më e ulët që është vënë ndonjëherë në tryezën tënde.

Ndershmërisht, ndjehem keq ndonjëherë kur lutem si një lugat mbi emrin tënd lumturues! Ah sikur ta kisha postuar letrën e së dielës, në të cilën të kisha kërkuar të mos më shkruaje më kurrë, dhe në të cilën të jepja një premtim të ngjashëm. Oh, Zot, çfarë më ndaloi të ta dërgoja këtë letër? Çdo gjë do të ishte në rregull. Por, a është kjo zgjidhje e paqtë e mundur tani? Çfarë do të ndihmonte, nëse do i shkruanim njëri-tjetrit vetëm një herë në javë? Jo, sikur vuajtja ime të kurohej nga mjetet e tilla, atëherë ajo s’do të ishte serioze. Dhe tashmë parashikoj që s’mund të jem në gjendje t’iu rezistoj as letrave të së dielës. Kështu, për të kompensuar mundësinë e humbur të së dielës, të kërkoj me gjithë fuqinë që më ka mbetur në fund të kësaj letre: Nëse i vlerësojmë jetët tona, le të mos shkruajmë më.

Mos po mendoja të nënshkruaja me Dein? Jo, s’do të kishte gjë më false se sa kjo. Jo, unë jam gjithmonë i lidhur me zinxhirë me veten time. Ky jam unë, dhe kjo është ajo me të cilën duhet të jetoj”./BOTA.AL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë