Unë votova,po ti?Trendi i fotove
të gishtit në rrjetet sociale

Unë votova,po ti?Trendi i fotove<br />të gishtit në rrjetet sociale
Thirrja për të votuar në rrjetet sociale tashmë vjen në një formë tjetër, përmes fotografimit të gishtit të shënjuar me bojë.

Shqiptarja.com sjell fotografi që janë bërë sot nga persona të ndryshëm në të gjithë vendin dhe janë publikuar në rrjetet sociale.
 
E vetmja shenjë dalluese për të kuptuar nëse dikush ka votuar pa pasur nevojën ta pyesim, është pikërisht gishti.
 
Janë ata që votojnë për herë të parë të cilët e ndajnë emocionin në rrjetet sociale, por nuk mungojnë edhe të tjerët që përmes një fotografie që konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje apelojnë të votohet.
 
Më poshtë do të mund të shikoni fotografi të shkrepura nga persona të ndryshëm pas hedhjes së votës në kuti. “Unë votova, po ti?”, thonë ata.
 
Nëse dëshironi që fotografia e gishtit tuaj të jetë pjesë e këtij albumi të dëshmive të votimit mund t'i nisni në adresën e Report Tv apo Shqiptarja.com në Facebook.

[gallery]22802[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve