Agjencia e Kombeve të Bashkuara për emigrantët sirian dhe ata të kombësive të tjera ka deklaruar gjatë ditës së djeshme që emigrantët nuk përbëjnë asnjë rrezik për sigurinë e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që edhe agjenci të tjera për emigrantët i kanë kërkuar SHBA-së që ta rishqyrtojë edhe njëherë vendimin për pezullimin e hyrjes së emigrantëve në SHBA.
Në një intervistë për mediat amerikane, presidenti Trump, ka deklaruar se SHBA-ja gjatë këtyre viteve ka pranuar me mijëra emigrantë për të cilët nuk di asgjë dhe bëri thirrje për një “verifikim ekstrem” të të gjithë emigrantëve.
Vendimi i Trump për ndalimin e emigracionit ka hasur në protesta të shumta në të gjitha qytetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com