UNHCR: Emigrantët po dëbohen
ilegalisht nga vendet e Ballkanit

UNHCR: Emigrantët po dëbohen<br />ilegalisht nga vendet e Ballkanit
Dëbimet e paligjshme të emigrantëve të cilët tentojnë të kalojnë në Evropë përmes vendeve të Ballkanit janë në rritje.

Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara është shprehur se vetëm gjatë muajit nëntor rreth 1000 emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, janë dëbuar ilegalisht nga vendet ballkanike.

Organizatat joqeveritare dhe grupe aktivistësh janë përpjekur të tërheqin vëmendjen se shumë emigrantë, të cilët janë regjistruar në mënyrë ligjore, janë dëbuar ilegalisht nga Serbia në Bullgari ose Maqedoni.
 
Rreth 7 mijë emigrant ndodhen në Serbi, ku shumica është vendosur në 13 zyrat e pritjes, ndërkohë 1 mijë emigrantë flenë në qendër të Beogradit.
 
Mijëra emigrantë janë përpjekur të arrijnë në Evropë duke kaluar përmes vendeve ballkanike, ndërkohë kjo rrugë kalimi është mbyllur që prej muajit mars.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes