NEW YORK- 45.2 milion është numri i të shpërngulurve dhe refugjatëve në botë, në vitin 2012. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) sipas të cilës kjo paraqet shifrën më të lartë në 18 vitet e fundit.
Në raportin e saj vjetor “Trendet globale”, UNHCR shkruan se shtimi i numrit është nxitur nga lufta në Siri, Mali etj. Sipas kësaj agjencie, rreth 7.6 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2012 – që do të thotë një njeri në çdo katër sekonda. UNHCR thotë se në Siri, numri i personave të zhvendosur është rritur në 4.25 milion, kurse 1.6 milionë kanë ikur nga vendi.
Komisionari i lartë për refugjatë, Antonio Guterres, ka sqaruar se 55% e refugjatëve dhe personave të zhvendosur vijnë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria. Një ndër katër refugjatë është afgan rezulton gjithnjë sipas shifrave të Agjencise për refugjatë te Kombeve të Bashkuara UNHCR.
/Shqiptarja.com