“Ritmi i ngadaltë i regjistrimit ose identifikimi të personave në nevojë dhe mungesa e mëparshme e ambienteve të përshtatshme për të strehuar refugjatët, ka bërë që procesi i transferimit të tyre të ngadalësohet”, është shprehur Adrian Edwards, zëdhënës i UNHCR-së.
Edwards ka shtuar se zhvendosja nga ishujt drejt tokës e refugjatëve duhet të përshpejtohet, pasi edhe parashikimi i motit për ditët në vazhdim mbetet shqetësues, pasi temperaturat do të bie në mënyrë të konsiderueshme.
“Momentalisht në ishullin e Samos, vetëm disa kilometra larg nga brigjet e Turqis, 700 njerëz, janë duke jetuar në tenda, pa ngrohje”, tha Edwards.
Ndërkohë Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, ka deklaruar se gjatë vitit 2016, ka rënë me 18 përqind numri i emigrantëve të cilët kanë kaluar nga Greqia përmes rrugëve detare.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
