UNHCR: Refugjatët janë duke
humbur jetën nga i ftohti

UNHCR: Refugjatët janë duke<br />humbur jetën nga i ftohti
Një në konferencë për shtyp, zëdhënësja e UNHCR-së, Cecile Pouilly, ka shprehur se UNHCR-ja është e shqetësuar për situatën e vështirë në të cilën ndodhen disa mijëra refugjatët, të cilët janë duke humbur jetën nga temperaturat e ulëta.

“Jemi ekstremisht të shqetësuar nga lajmet për vdekjen e disa refugjatëve dhe emigrantëve në përpjekjen për të hyrë apo për t’u zhvendosur rreth Evropës, në mes të të ftohtit të acartë”, ka deklaruar ajo.

Trupat e pajetë të dy refugjatë irakian dhe një gruaje somaleze, u gjetën pranë kufirit mesTurqisë dhe Bullgarisë, ndërkohë 5 adoleshent somalezë u shtruan për mjekim të specializuar në spital pasi kishin qëndruar 5 ditë në pyll, në përpjekje për të kaluar në Evropë.

Pouilly është shprehur se është e nevojshme që të bëhet më shumë për refugjatët dhe jo t’i largojmë ata nga kufijtë dhe t’i ekspozojmë ndaj dhunës.

Momentalisht në Serbi ndodhen 7300 refugjatë prej të cilëve 1200 meshkuj janë duke fjetur në disa magazina të braktisura, ndërkohë pjesa tjetër është akomoduar në  vendstrehime të siguruara nga qeveria serbe.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit