
Organizata e OKB-së për fëmijët, UNICEF ka thënë se pas një muaji luftë, më shumë se gjysma e fëmijëve të Ukrainës rreth 4.3 milionë nga rreth 7.5 milionë fëmijë janë arritur të largohen. 1.8 milionë prej tyre janë larguar në vendet fqinje, ndërsa 2.5 milionë janë zhvendosur brenda Ukrainës.
"Ky është një moment historik i zymtë që mund të ketë pasoja të qëndrueshme për brezat që do të vijnë, siguria e fëmijëve, mirëqenia dhe aksesi në shërbimet thelbësore janë të gjitha nën kërcënimin e dhunës së tmerrshme pa ndalim.”, tha drejtoresha ekzekutive e Unicef, Catherine Russell.
“Përveç traumës e të qenurit dëshmitarë të luftës dhe të largimit nga shtëpitë e tyre, fëmijët e Ukrainës po vuajnë për shkak të sulmeve ndaj shëndetit, arsimit dhe shërbimeve të tjera bazë - tha organizata- rreth 1.4 milionë ukrainas nuk kanë qasje të ujë të sigurt, 4.6 milionë kanë vetëm furnizime të kufizuara”
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë











