UNICEF: Rreth 300 fëmijë janë vrarë në luftimet në Gaza

Të paktën 296 fëmijë dhe adoleshentë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës që prej fillimit të ofensivës izraelite kundër lëvizjes palestineze Hamas, njoftoi sot UNICEF-i.

"Fëmijët përbëjnë rreth 30 për qind të viktimave civile", vlerësoi UNICEF-i, dhe ky balanc, i bazuar në të dhënat që kjo agjenci e OKB-së ka mundur të grumbullojë deri tani, rrezikon të rritet.

Por deri tani, që nga 8 korriku deri në 2 gusht, vdekjet e 296 fëmijëve janë shkaktuar nga bombardimet dhe goditjet izraelite. Mes fëmijëve të vdekur, 187 janë djem, 109 vajza dhe të paktën 203 prej tyre kanë më pak se 12 vjeç.
Më shumë se 1 600 palestinezë janë vrarë që prej fillimit të operacioneve ushtarake izraelite, ku shumica janë civilë.

I shënjestruar nga kritikat e kmunitetit ndërkombëtar, Izraeli ka bërë përgjegjës Hamasin për këto vdekje duke e akuzuar lëvizjen palestineze se përdor popullsinë si mburojë njerëzore./ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve