UNICEF:  Rritet numri i
viktimave të fëmijëve në Afganistan

AFGANISTAN - Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka thënë se në vitin 2013, numri i fëmijëve të vrarë ose të plagosur në luftimet në Afganistan është rritur për 30 për qind, krahasuar me vitin 2012.
 
Raporti i ri i UNICEF-it, i publikuar të enjten, tregon se së paku 545 fëmijë janë vrarë dhe 1,149  janë plagosur gjatë 2013-ës në Afganistan.
 
Ai vë në pah se shumica e viktimave janë shkaktuar nga eksplozivët e improvizuar, minat tokësore dhe shpërthimet vetëvrasëse.
 
Grupet e armatosura opozitare, përfshirë Talibanët dhe Hezb-e-Islamin, kanë qenë përgjegjëse për 889 viktima, ndërsa forcat pro-qeveritare dhe forcat ndërkombëtare kanë qenë përgjegjëse për 206 viktima, thuhet në raport./evropaelire/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti