PRISHTINE - Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, në një intervistë për 'RTK', tha se janë në kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, për zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve për unifikim të arsimit.
Në fjalën e tij Buja tha se në maj do të nënshkruhen kurrikulat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë.
“Prej 4 deri më 10 maj, besoj ne do të nënshkruajmë bashkë me ministren e arsimit të Shqipërisë, kurrikulat e përbashkëta ose planprogramet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë”, tha Ministri Buja, në RTK.
Duke vazhduar më tej Ministri Buja e quajti këtë, si gjënë më të madhe që mund t’i ndodh një kombi.
Kjo deklaratë konfirmon edhe një herë nismën e dy vendeve për unifikim të arsimit, të bërë publike në shkurt të 2014.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com