Partia Demokratike përshëndet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni të cilat unifikuan qëndrimet e tyre përmes një deklarate të përbashkët, ku kërkojnë status shtetformues për shqiptarët, si kusht për të marrë pjesë në qeverinë e re. 

Sipas PD, ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.

"Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qëndrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo ndodhet.

Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan",
thuhet në deklaratën e PD-së.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com