TIRANE- Mazhoranca ka rrëzuar ditën e djeshme dekretin e presidentit Bujar Nishani, për rishqyrtimin e ligjit për zgjedhjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë nga parlamenti dhe jo nga institucioni i presidentit. Deputetët e mazhorancës ditën e djeshme kanë qenë më të unifikuar në qëndrimin e tyre për kompetencat që i takojnë presidentit, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e shkarkimit të tij. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho ka kujtuar Presidentin Nishani se është zgjedhur me votat e kuvendit, dhe me të njëjtat vota edhe mund të shkarkohet.
Braho ka kërkuar nga presidenti Nishani të jetë më serioz dhe aspak tendencioz në qëndrimet që mban në lidhje me ligjet që miraton kuvendi, sepse ashtu siç theksoi edhe vete deputeti i LSI-së, nuk është detyrë e mazhorancës të merret me edukimin e presidentit. Braho gjatë mbledhjes së djeshme ka propozuar edhe hartimin e një ligji që të kontrollojë kompetencat e presidentit. “Politika deri më sot ka harruar të bëj një ligj për presidentin dhe kontrollin e kompetencave të tij, ndaj shumë shpejt do të bëjm një ligj të tillë.
Presidenti ka kthyer ligjin në fjalë me pretendimin se në krye të ILDKP-së sipas tij është vendosur një person politik. Ndërkohë që dua t’i kujtoj presidentit se bëhet fjalë për një figurë të cilin presidenti e ka dekretuar dhe madje e ka propozuar vetë dy vjet më parë. Kompetenca e tij nuk parashikohet thotë në nenin 92 të Kushtetutës. Nuk e di çfarë kërkon ai, kërkon kompetenca ekstra?”, ka deklaruar deputeti Spartak Braho. Qëndrim të ashpër ndaj presidentit Bujar Nishani ka mbajtur edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i cili ka kujtuar presidentit gjendjen në të cilën ndodhet drejtësia. “Presidenti është i përfshirë në llogore politike. S’ka njeri që nuk e kupton që presidenti është i njëanshëm dhe politikë. Ai mbështet dhe përkrah çdo lëvizje të opozitës dhe bën atë që nuk bën dot opozita, në vend që të luftoj korrupsionin që ka pushtuar drejtësinë”, u shpreh Xhafaj.
Rrëzimi i Dekretit
Mazhoranca e ka kundërshtuar dhe votuar me 16 vota kundër, dekretin e presidentit Nishani për kthimin e ligjit për kreun e ILDKP-së. Sipas relatores së kësaj çështje Vasilika Hysi, kthimi i ligjit nga presidenti është i pavend pasi presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njeh kushtetuta. “Presidenti thotë se përzgjedhja e kreut të ILDKP-së nga kuvendi mund ta politizojë atë, ndërkohë që vet ai është zgjedhur me votat e kuvendit. Kjo do të thotë se ai vetë pranon që është i politizuar”, u shpreh Hysi. Nënkryetari Oerd Bylykbashi, në emër të opozitës kërkoi që kryeministri Rama dhe gjithë qeveria e tij të heqin dorë nga uzurpimi i institucioneve.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com