TIRANE - Qeveria ka reaguar ndaj akuzave që opozita ngriti këtë të mërkurë për tender korruptiv të uniformave të policisë së Shtetit. Në një deklaratë sqaruese publikuar në faqen Transparenca.al, qeveria thotë se shpallja e tenderit është bërë në mënyrë transparente ku gara mes katër kompanive ofertuese u mbyll më 1 dhjetor 2015. Sipas kryeministrisë, kompania bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK, ofroi çmimin më të ulët dhe u shpall fituese në një garë të hapur pa shkelur asnjë procedurë.
Referuar akuzës ë dytë të kreut të Departamentit të rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, se nuk janë marrë në konsideratë mendimet e policisë dhe të ekspertëve, qeveria sqaron se Drejtoria e Policisë së Shtetit ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike për uniformat e reja të policisë.
Reagimi i plote i qeverise

Për uniformat e reja të policisë: