Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë me anë të një deklarate për mediat ka bërë publik shqetësimin për sulmet e bërë nga politika drejt gjyqësorit.
Unionit të Gjyqtarëve thekson se gjyqtarët refuzojnë cdo sulm të bazuar në interesa politike të momentit.
“Me shqetësim serioz konstatojmë se politika në tërësi dhe vijimësi përpiqet të shmangë përgjegjësinë e deleguar nga qytetarët shqiptarë për një qeverisje më të mirë. Gjyqësori është i pavarur nga qeveria, por është pjesë e qeverisjes së mirë, aspiratë e çdo qytetari në këtë vend. Kjo përbën edhe një nga 12 prioritetet e Shqipërisë të rekomanduar nga BE, si dhe vlerësohet maksimalisht në raportet e progresit të kësaj të fundit”, thuhet në deklaratë.
Gjyqtarët reagojnë shumë rrallë me deklarata të tilla në adresë të politikës, pikërisht atëherë kur presioni i kësaj të fundit bëhet i dukshëm.
/Shqiptarja.com