United kthen me këmbë në tokë
Chelsea-n, dorëzohen blutë/VIDEO

United kthen me këmbë në tokë<br />Chelsea-n, dorëzohen blutë/VIDEO
Manchester United kthen me këmbë në tokë Chelsea-n kryesues të Antonio Contes pasi e ka mundur 2:0 në "Old Trafford".

Një ndeshje me jo pak emocione, ku padyshim Mourinho tentoi hakmarrjen me çdo kusht ndaj rivalëve të Londrës, për atë humbje 4:0 në fazën e parë në "Stemford Bridge". 

"Djajtë e kuq" e nisin furishëm takimin përpara tifozëve të tyre, teksa kalojnë në avantazh që në minutën e 7 me anë të talentit Rashford. 

Pjesa e parë u mbyll 1:0, ndërsa edhe fraksioni i dytë i lojës flet për Manchester United. 

Është Herrera i cili godet në zonë dhe topi pas një devijimi përfundon në rrjetë, duke mposhtur për herë të dytë në këtë takim Courtis. 

Manchester United shënon kështu fitoren e parë pas 13 ndeshjesh të luajtura me Chelsea, ndërsa këta të fundit pas kësaj humbje e shohin Tottenhamin e vendit të dytë vetëm katër pikë larg. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)