United Rights Foundation (URF) ka nisur zbatimin e projektit “KonVer”, një nismë që synon të shtrihet në të gjithë Shqipërërinë për të prezantuar punën e organizatës dhe për të identifikuar nga afër nevojat e grupeve më të cenueshme në komunitet. Kjo nismë konsiderohet si një ndër përpjekjet e para në nivel kombëtar nga një organizatë që synon të krijojë një komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet vendore dhe aktorët socialë në çdo bashki të vendit.
Starti i kësaj nisme u realizua në Fier, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ekipin multidisiplinar të Shërbimeve Sociale. Në këtë takim mori pjesë edhe Nënkryetarja e Bashkisë Fier, Mirela Pitushi, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndër të cilët organizata “Epoka e Re”.
Gjatë diskutimeve u trajtuan problematikat kryesore që prekin grupet vulnerabël në nivel lokal, ndërsa pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e tyre.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm dhe efektiv për adresimin e problematikave në nivel bashkie dhe për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile, në mbështetje të grupeve më të cenueshme të shoqërisë.
Projekti “KonVer” do të vijojë me takime të ngjashme edhe në bashki të tjera të Shqipërisë, me synimin për të krijuar një panoramë më të qartë mbi sfidat sociale dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.
Komente

