Universiteti Metropolitan në bashkëpunim me Urdhrin e Inxhinierëve të Romës zhvilluan ditën e sotme një konferencë ndërkombëtare në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërmjet inxhinierëve dhe sipërmarrësve italian dhe shqiptarë. Të ftuar në këtë event ishin Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, staf akademik i Universitetit Metroplitan si dhe 30 inxhinier shqiptarë e italian.

Ministri I Bujqësisë Panariti u shpreh se eventi i Universitetit Metropolitan shërben për gjenerimin e ideve dhe zhvillimeve në disa sektorë të ekonomisë shqiptare.

Rektori i Universitetit Metropolitan Gëzim Karapici tha se bashkëpunimi me urdhrin e inxhinierëve italian të provincës së Romës zhvillon edhe më tej profesionalizmin.
E ftuar në këtë aktivitet ishte dhe presidentja e Urdhrit të inxhinjerëve të provincës së Romës Carla Cappiello.

Gjatë konferencës u dhanë disa studime reale që janë realizuar nga inxhinier shqiptarë e italian në kuadër të bashkëpunimit në fushat e inxhinierisë dhe ekonomisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)