Universitete, sa vota duhet të marrin fituesit

Sipas rregullores të Universitetit i Tiranës, në rastin e një kandidature të vetme për postin e autoriteteve drejtues rektor, dekan dhe përgjegjës të njësisë bazë, konsiderohet fitues nëse rezultati i tij në përqindje është mbi 50%. Rregullorja përcakton se konsiderohet fitues në postin e autoritet drejtues, kandidati i cili është renditur i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogël se 33%. Nëse nga llogaritja e rezultatit të votimit kanë dalë dy ose më shumë kandidatë me pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet me short. Kur asnjë kandidat nuk rezulton fitues, rregullorja sqaron se brenda dy javëve nga dita e votimit, zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve midis dy kandidatëve me rezultatin më të lartë. Në raundin e dytë shpallet fitues kandidati që arrin rezultatin më të lartë. Në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese votat e studentëve dhe votat e personelit joakademik do të llogariten me përqindje. Ato vlejnë 20 për qind në totalin e përgjithshëm të votave për studentët dhe 5 për qind në totalin e përgjithshëm të votave për personelin joakademik
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë