TIRANE - Regjistrimi i 27 mijë kandidatëve, të cilët do të shpallen fitues për vitin akademik 2012-2013 në universitetet publike, këtë vit ndryshon nga vitet e kaluara. Kjo pasi për herë të parë regjistrimi i fituesve nuk do të kryhet në sekretaritë e fakulteteve, por do të bëhet on-line. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar udhëzimin që detajon të gjitha procedurat që duhet të ndjekin të rinjtë në mënyrë që të mos iu digjet shkolla e lartë. MASH u bën apel të rinjve që të lexojnë me kujdes udhëzimin, pasi në rast se një kandidat i shpallur fitues, nuk regjistrohet brenda afateve on-line apo në sekretarinë përkatëse, për çfarëdo lloj arsyeje, atëherë atij i humbet përfundimisht e drejta për këtë vit akademik. Ministria, gjithashtu bën me dije, se të rinjtë do të mund ta mësojnë fakultetin ku janë shpallur fitues vetëm javës që vjen më 18 shtator, pas përfundimit të konkurseve të pranimit në disa degë të veçanta.
UDHEZIMI
Sipas udhëzimit për procedurat e pranimit të kandidatëve, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013, të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësohet se ai do bëhet sipas listave emërore të renditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, udhëzimi përcakton, se AKP do të dërgojë në MASH brenda datës 18 shtator 2012, listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2. Listat paraprake të kandidatëve fitues shpallen në faqen zyrtare të MASH në datë 18 shtator 2012 dhe u dërgohen në formë të shkruar dhe elektronike, Institucioneve publike të Arsimit të Lartë nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në MASH, të cilat duhet t'i afishojnë listat në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse.
REGJISTRIMI ONLINE
Regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit të pranuar në universitetet publike do bëhet në dy faza: regjistrimi paraprak dhe ai përfundimtar. Kandidatët fitues bëjnë regjistrimin paraprak on-line në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues. Regjistrimi on-line kudo që ka internet nga data 18 shtator deri në orën 24:00 të datës 23 shtator 2012. Kandidati fitues ka të drejtë të qëndrojë përfundimisht i regjistruar në programin e fituar në fazën e parë të listës paraprake duke zgjedhur opsionin "konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar".
Kur kandidati nuk arrin të realizojë regjistrimin on-line, duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore ku është shpallur fitues, nga 18-23 shtator, nga ora 08:00-18:00. Në këtë rast kandidati duhet të ketë me vete kartë identiteti ose pasaportë.
Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, në të cilin kandidatët fitues nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. Sekretaria mësimore i pajis të rinjtë me një fletë-regjistrimi, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletëregjistrimi i vulosur duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e kryesekretarja mësimore e fakultetit.
LISTA PERFUNDIMTARE
Universitetet, deri në orën 14:00, të datës 25 shtator 2012, të dorëzojnë në AKP, listën origjinale të fituesve të regjistruar në sekretaritë mësimore, në formë të shkruar dhe elektronike, në dy kopje. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda afatit, për çfarëdo lloj arsye, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidatë nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve. Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, më 1 tetor 2012 shpallet lista përfundimtare e kandidatëve fitues në faqen zyrtare të MASH-it. Kjo listë u çohet universiteteve, të cilët duhet t'a afishojnë brenda datës 2 tetor.
Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga datat 08-13 shtator 2012 prej orës 08:00-18:00, të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm: dokument identifikimi, 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i faturës.
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com