Universitetet, hije dyshimi
për zgjedhjet, ndërhyn policia
Berisha: Respektojmë autonominë

Universitetet, hije dyshimi<br />për zgjedhjet, ndërhyn policia<br />Berisha: Respektojmë autonominë
TIRANE-Nëse në universitetet e rretheve, gjithçka ka ecur shumë normalisht dhe fituesit janë shpallur në orën 20:00 të mbrëmjes, në Universitetin e Tiranës ka pasur fakultete që edhe në orën 23:00 të mbrëmjes nuk kishin arritur të dorëzonin ende kutitë e votimit të rektorit. Madje në rektorat mbrëmë ka qenë një radhë aq e gjatë më vëzhgues dhe përfaqësues të fakulteteve që prisnin të dorëzonin kutitë, saqë mund të thuhet se procesi i numërimit të fakulteteve ka mbetur peng pikërisht i këtyre kutive të rektorit. Kjo ka bërë që procesi i numërimit të votave të nisë, në disa fakultete shumë vonë, pas orës 22:00 të mbrëmjes. Ndërsa vetë kandidatët e fakulteteve, të cilët janë shprehur të vendosur që numërimi i votave të nisë mbrëmjen e së hënës, nuk e fshehin dyshimin se kjo vonesë në marrjen në dorëzim të kutive në rektorat është e qëllimshme.
Fakulteti i Mjekësisë
Ashtu siç edhe pritej, më problematike ka qenë situata pranë fakultetit të Mjekësisë, ku janë shënuar përplasje me kandidatëve për dekan edhe gjatë fushatës. Kështu në këtë fakultetet, në qendrën e votimit nr.2 është pezulluar votimi, pasi kutitë e votës për dekan ishin të hapura, gjë që ka hedhur hije dyshime. Një prej studentëve vëzhgues na thotë se kutitë nuk ishin të mbyllura dhe të vulosura dhe mund të futeshin lirshëm votat për dekan. “Sigurisht që në ato kuti mund të fusje vota sa të doje, dhe ishte rrezik për manipulim. Ndaj në këtë qendër votimi, u ndërpre procesi dhe kutitë u hoqën menjëherë’, - na shpjegojnë të rinjtë. Ndërsa rreth orës 12:00 për shkak të këtij problemi votimi është ndërprerë për rreth 1 orë e gjysmë. Më pas ai ka rinisur, por ka qenë shumë i ngadaltë, gjë që ka sjellë një radhë të stërgjatë të studentëve që prisnin të hidhnin votën e tyre. Rreth orës 13:30 në këtë fakultete kanë qenë rreth 200 studentë që prisnin në radhë dhe kjo ka sjellë edhe një “përplasje” mes specializantëve dhe studentëve të mjekësisë. Kjo pasi specializantët ishin edhe në punë dhe pritja e gjatë në radhë u ka shkaktuar probleme, ndaj ata janë futur pa radhë përpara studentëve. Ndërsa një pjesë e madhe e tyre, janë larguar pa votuar fare. Nga 3000 studentë mezi kanë arritur të votojnë 1200 prej tyre. Por as kjo nuk ka mundur të vendosë rregullin dhe qetësinë në njësitë e votimit të fakultetit të Mjekësisë, ndaj është dashur prezenca e uniformave blu, të cilët kanë qëndruar në këtë fakultetet deri në orën 20:00, kur ka përfunduar edhe procesi i votimit. Në këtë fakultet janë në garë për postin e dekanit, drejtori i politikave në ministrinë e shëndetësisë, Pëllumb Pipero, kancelari Bajram Hysa si dhe dy mjekët e njohur Genc Sulçebe dhe Arben Baboci. Sa u përket fakulteteve të tjera të nuk ka pasur sinjalizime për parregullsi, kjo edhe për faktin se në një pjesë të tyren si te fakulteti i Drejtësisë, ai i Infermierisë dhe i Shkencave Sociale nuk ka pasur garë, pasi për postin e dekanit ka kandiduar vetëm një person.
Rektori
Edhe gara për rektor ka qenë shumë e fortë. Dhori Kule shprehet se nuk ka pasur mangësi, ndërsa Mimoza Hafizi, kandidatja tjetër për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës thotë se ka pasur disa incidente të vogla. “Po përgjithësisht ka qenë proces i qetë, përveç disa ndërhyrjeve të vogla. Ka pasur persona të jashtëm që vinin pranë qendrave të votimit dhe u sugjeronin studentëve se për kë të votonin, por procesi më i vështirë është transportimi dhe administrimi i kutive të votave për rektor. Të shohim si do ecin gjërat atëherë”, - shprehet Hafizi, e cila sqaron se sa i përket përplasjes te shkencat me një vëzhguesen e saj ishte vetëm një keqkuptim që u sqarua shumë shpejt.
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta